REAL BAILIFF SERVICE

Rreth Nesh

Zyra Përmbarimore Private Real Bailiff Service, me seli qendrore në Tiranë ofron shërbim përmbarimor gjyqësor privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 

Një grup profesionistësh të përkushtuar realizon shërbim efektiv në mbrojtje të interesave tuaja në ekzekutimin e të gjitha llojeve të detyrimeve të cilësuara si tituj ekzekutiv nga neni 510 i Kodit të Procedurës Civile.

Vendime civile të formës së prerë të gjykatës që përmbajnë detyrim;

Aktet Noteriale që përmbajne detyrim në të holla si dhe aktet për dhënien e kredive bankare, ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet fianciare jobankare;

Vendimet penale të formës së prerë për të drejta pasurore;

Vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja të cilave u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të ligjit.

office1 (2)

Prej 2017 Real Bailiff Service është shoqëria më efektive në respektimin e procedurave dhe partneri i besuar i institucioneve, kompanive, organizatave, shoqërive tregtare dhe individëve në gjithë Shqipërinë.

Ekzekutimi i vendimeve gjyqesore

Publikimi ankandeve
Mbledhja e borxheve me mirëkuptim
Dorezimi njoftimeve