Real Bailiff Service

Publikime

Ankandet e Real Bailiff Service zhvillohen sipas dispozitave ligjore përkatëse nga përmbaruesit gjyqësor për shitjen e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit, të cilat janë sekuestruar për të garantuar ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar në vendimin e gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të pjesëmarrësve në procedurën e ankandit.
Përmbaruesi gjyqësor, gjatë zhvillimi të procedurës së ankandit, udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, garantimit të të drejtave të kreditorit, barazisë përpara ligjit, mosdiskriminit, transparencës dhe garantimit të procesit të rregullt ligjor. Përmbaruesi gjyqësor është përgjegjës për realizimin e ankandit në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile si dhe të rregullave të përcaktuara në Udhëzimin nr. 5 të K.M., datë 12.12.2012.